Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj, e ka vlerësuar si të mrekullueshëm fjalimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare në Këshill të Evropës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me Edi Ramën mund të mos pajtohesh për një milion gjera, por, sipas tij, ai sot ishte Noli shqiptar.
“I mrekulluar me fjalen e Edi Rames ne Asambene Parlamentare te Keshillit te Evropes sot. Me Edi Ramen mund te mos pajtohesh per njemilion gjera, po ai sot ishte NOLI shqiptar. E dhimbshme qe nje fjale si kjo i mungon lidershipit aktual te Kosoves!”, ka shkruar Nitaj.