Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj i cili është edhe nënkryetar partie, në një intervistë për IndeksOnline ka folur dialogun, punën e qeverisë Kurti, reciprocitetin e targave dhe tema tjera. Sipas tij, kjo qeveri e tanishme e drejtuar nga Albin Kurti nuk është gjë tjetër përveç një qeveri praktikantësh.
“Sa i përket reciprocitetit me Serbinë mendoj që kjo është marrëveshje dhe është legjitime për Qeverinë e Kosovës, se nëse dikush merr një veprim në një shtet tjetër atëherë me të njëjtën masë duhet të kthejnë edhe ti si shtet. Në këtë drejtim mendoj që Qeveria ka pasur të drejtë, nuk e di pse është tërhequr një muaj dhe meqë nuk luhet me vendimet e Qeverisë dhe para së të marrë vendim duhet të analizojnë situatën dhe jo pastaj të tërhiqet. Sido që të jetë unë mendoj që Qeveria e Kosovës dhe Kosova nuk është e interesuar që të kemi ndonjë destabilizim të situatës dhe duhet të kuptojë edhe Serbia që Kosova është shtet dhe duhet të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës dhe mendojë që në këtë drejtim Qeveria e Kosovës nuk duhet të lihet por të veprojë sipas vendimit”, ka thënë Lekaj.
Ai është shprehur i shqetësuar rreth sektorit të arsimit, të cilën e cilësoi si një kokëfortësi të krerëve të shtetit dhe menaxhim i dobët. Ndërsa sa i përket orëve të humbura, ai thotë se është ligji ai që përcakton dhe se qeveria duhet të zhvillojë dialog.
“Nxënësit nuk kanë vijuar një muaj në bankat shkollore dhe është dëmtuar shumë procesi i arsimor. Është një menaxhim i dobët me plotë kuptimin e fjalës nga Qeveria e Kosovës, nga Ministria, Ministrja dhe për kokëfortësi janë lenë nxënësit një muaj pa vijuar në shkolla dhe është një dëme i madh që do të reflektojë në vite në vijim dhe në këtë drejtim mendoj që Qeveria nuk është dashtë që të jetë kryeneqe por me fillim të zhvillojë dialog social me grevistët”, ka deklaruar ai.
Deputeti i AAK-së, qeverinë aktuale e ka quajtur qeveri të praktikantëve dhe e ka akuzuar atë për vendime ad hoke, pasi sipas tij, energjia elektrike është lenë anash dhe nuk është e treguar e aftë në këtë drejtim.
“Është një Qeveri që duhet të mbahet mend, sa i përket vendimeve ad hoke dhe më se po shkaktohet dëmi atëherë merr vendim që duhet të me qenë e kundërta, kështu ka vepruar edhe sa i përket energjisë dhe shtrenjtimit të energjisë, subvencionimit të energjisë dhe është vonuar diku 6 muaj dhe nuk është shpërndarë paraja që është duhur të kompenson qytetarët. Mendoj që qeveria është mjaftë neglizhente në këtë drejtim duke mos lëvizur edhe qe të mendohet të menaxhojë situatën sepse ka pasur një mësim paraprak vitin e kaluar, por ne do të hymë në një krizë të thellë energjetike me një shtrenjtim, sipas parashikimeve. Por që qeveria ka qenë mjaftë inerte në këtë drejtim dhe nuk po tregohet e aftë, mirë e kam quajtur që është një qeveri e praktikantëve dhe ministrat mendoj po iu zgjatë ajo praktika dhe nuk po donë me dalë nga ajo që të mirën mendime ad hoke”, ka deklaruar ai.
Lekaj tha se më këtë qeveri nuk mund të përmirësojmë të ardhmen, por rrezikojmë të përkeqësohet edhe më shumë.
“Nëse e shohim ngritjen enorme të çmimeve, nëse shohim pagat e ulëta, më të ulëta në rajon, nëse e shohim papunësinë e madhe që po ndodh, nëse e shohim që shumë kompani janë duke u mbyllur dhe në këtë drejtim, mendojë që qeveria Kurti më tepër po interesohet të mbijetojë një qeveri sesa të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetarët çdo i dyti, thua se jemi në depresion total, që nuk po bën me ndryshme, nuk po kemi zhvillim ekonomik, nuk po kemi investime të jashtme apo të brendshëm dhe qytetari është në mëshirën e asaj që ndoshta një ditë do të behët më mirë por më këtë qeveri mendoj që shumë më tepër do të përkeqësohet se sa do të kemi një të mirë në të ardhmen e shkurtër”, tha ai.
Në rast të ndonjë koalicioni të mundshëm mes AAK-së dhe VV-së, Lekaj tha se nuk është koha që të jetë ministër në Qeverinë Kurti.
“Unë mendoj që nuk është koha që unë të jem ministër në qeverinë Kurti, nuk kemi vendosur si Aleancë, nuk do të vendosim që të jemi pjesë e qeverisë Kurti dhe jemi të çartë ne këtë drejtim. Aleanca është opozitë konstruktive, ka qenë e zëshme, i ka prekur temat që është dashur të preken, që shkojnë në favor të qytetarëve dhe mendoj që tani kjo qeveri nuk është në shërbim të qytetarëve dhe nuk po ka ndryshime pozitive siç i kanë proklamuar, por mendojë që e kanë kthyer gjendjen edhe me keq sa ka qenë”, ka shtuar ai.
Ai theksoi se puna e tij në kohën kur ka qenë ministër i Infrastrukturës dhe puna e ministrit të tanishëm, Liburn Aliu, nuk krahasohet. Lekaj bëri të ditur se në kohën e tij për 28 muaj janë nënshkruar rreth 300 kontrata.
“Nëse tërheqim një paralele sa i përket punës që është bëre në qeverinë Haradinaj dhe unë si ministër i infrastrukturës, do të thotë makineria nuk është ndalur diku 28 muaj, vazhdimisht kemi punuar dhe në të gjitha regjionet është punuar, po ashtu janë mbështetur edhe projektet komunale dhe po thuajse në kohën time janë nënshkruar rreth 300 kontrata, ka qenë rekord. Është nënshkruar autostrada për Gjilan, për Mitrovicë është punuar, për Podujevë, është bëre fezibiliteti dhe krejt projekti sa i përket autostradës Kievë-Zahaq. E kemi rrugën 4 krosi për Gjakovë, është filluar rruga për Brezovicë, hyrjet daljet në Gjilan, po ashtu në Prizren dhe mendojë që është bëre një punë shumë e madhe dhe nuk krahasohet puna e qeverisë Hardinaj dhe ministrisë së Infrastrukturës që unë e kam udhëhequr atëherë. Kurse tani të gjitha punishtet janë të mbyllura, rrugët e papërfunduara nuk kanë lëvizur fare dhe nuk ka më mjerim nëse e sheh vetëm 9% është harxhuar buxheti për investime kapitale. Do të thotë që kjo qeveri nuk ka bëre punë fare”, ka thënë Lekaj.
Deputeti foli edhe për liberalizimin e vizave, i cili u shpreh se është ende skeptik edhe pse është dëshirë edhe e AAK-së që Kosova të këtë liri të lëvizjes.
“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne themi që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, 95 kritere dhe se Bashkimi Evropian ka thënë po që janë përmbushur të gjitha krateret, mirëpo që sa vite ka fjalë retorike dhe nuk ka një vendim për liberalizimin e vizave. Mendoj që më shumë është i lidhur liberalizimi i vizave me progres të dialogut dhe jam skeptik që ndoshta do të kemi një vendim pozitiv. Është dëshirë edhe e opozitës që në këtë rast edhe AAK-së, që të kemi liberalizim. Mirëpo, të shohim edhe tri ditë por unë jam, mjaftë skeptik në këtë drejtim”, tha ai.
Ai në fund ka thënë se qeveria aktuale nuk e ka asnjë meritë sa i përket liberalizimit të vizave, pasi sipas tij, Qeveria Haradinaj e ka pasur një po nga BE-ja për plotësimin e kushteve./IndeksOnline/