Profesori universitar dr. Enver Bytyçi i ka reaguar ish kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës, i cili e lavdëroi fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës në Këshillin e Evropës.
Mustafa tha se Rama bëri një të vërtetë të madhe sot në KE, duke shtuar, se ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtettës për Kosovën dhe luftëtarët e lirisë.
Sipas tij, Rama u vu në mbrojtje të Kosovës, ndërsa kritikoi udhëheqësit e shtetit të Kosovës që po e mbrojnë kolltukët e tyre.
E për këtë profesor Bytyçi thotë se, Mustafa gabon kur flet e shkruan, pasi nuk ia zënë sytë fjalimin e Ramës.
Profesori thekson se akuzat e Dick Martyt i prodhoi Beogradi dhe i mbështeti Kremlini, por Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën, kur është fjala të akuzohet Vuçiqi.
“Ky gabon jo vetëm kur flet e shkruan, por edhe kur zhgarravit!
Nuk ia zënë sytë fjalinë e Ramës, kur thotë se ishte Kremlini sajoi Dick Marty-n!
Në fakt akuzat e Dick Marty-t i prodhoi Beogradi dhe i mbështeti Kremlini!
Por Rama nuk guxon ta thotë të vërtetën kur është fjala të akuzohet Vuçiq!
A di të lexosh o Isa Mustafa?! Apo akoma qëndron në radhën e Hashimit përkrah Aleksit?!”, shkruan Bytyçi koment në postimin e Isa Mustafës.
Ndërsa postimin e Mustafës e paraqesim më poshtë, në të cilin mbrojt Ramën dhe akuzoi qeverinë e Kosovës.
“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.
Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre”, shkruan Isa Mustafa.