Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ndaj Baton Haxhiut dhe Dukagjin Goranit. Islami thotë se këta janë duke proklamuar se çka na ofrohet nga BE-ja për zgjedhjen e marrëveshjes me Serbinë. Islami pyet se ka shkojmë me këtë logjikë antishqiptare, me po të njëjtët protagonist, që proklamojnë marrëveshje, në dëmë të vendit!
“Gjithmonë dhe në çdo kohë, nga vitet e 90 e deri më sot, do ta gjesh një emër, Baton Haxhiun, që është i përfëshirë në të gjitha këto procese!”, shkruan ndër tjera Islami në reagimin e tij.
“Etmerrshme të mendohet, se në studiot tona, më shumë flitet çka t’i japim Serbisë, sesa të flasim se çka nuk duhet ti japim asaj! Me këtë logjik fash iste të Batonit, Kosova nuk duhet të egizistoj as si shtet!”, shkruan Islami.
Postimi i plotë:
Kur dëgjoj Baton Haxhiun në njërën anë dhe Dukagjin Goranin në anën tjetër, duke proklamuar, se çka na ofrohet nga BE për zgjedhjen e marrëveshjes me Serbinë, duhet pranuar, mënjëherë me kujtohet lufta dhe fillet e saj, janë po të njëjtët protagonist, që në propagandën kundër luftës, hapnin panik, se ne humbim, dhe kjo luftë është e dhanën të dështoj, dhe krejt çka na ofrohet duhet pranuar!
Kah shkojmë me këtë logjikë antishqiptare, kah shkojmë me po të njëjtët protagonist, që proklamojnë marrëveshje, në dëmë të vendit!
Gjithmonë dhe në çdo kohë, nga vitet e 90 e deri më sot, do ta gjesh një emër, Baton Haxhiun, që është i përfëshirë në të gjitha këto procese!
Po të kishim shtet ligjor dhe një AKI tē fuqishme, do të duhej të hulumtohej e kaluara e tij, dhe kjo e tashmja, thjesht me thanë, dyshoj se është i infiltruar nga shërbimet e huaja, dhe punon në intersin e atyre shteteve, që Kosovës nuk ja duan të mirën!
Kosova është shtet sovran, por nëse rrezikohet, ne lirinë nuk e japim, ajo është ndërtuar me gjak!
Dikush edhe mund të thotë hipokrizi, por a duhet ta zhbëjmë shtetin, me lojërat e atyre, që Kosovën e shohin, sikur një konfederat me Serbinë!
E tmerrshme të mendohet, se në studiot tona, më shumë flitet çka t’i japim Serbisë, sesa të flasim se çka nuk duhet ti japim asaj!
Me këtë logjik fash iste të Batonit, Kosova nuk duhet të egizistoj as si shtet!