Donjeta Demolli nga Partia Socialedemokrate, tha se janë rreth 24 mijë familje në Kosovë të cilat jetojnë nga skemat sociale.
Tutje, Demolli tregoi se 23 përqind e qytetarëve të vendit, jetojnë me më pak se 2 euro në ditë, pasi sipas saj, nuk ka ndonjë qasje serioze për adresim të këtyre problemeve, duke përfshirë këtu edhe Qeverinë aktuale.
“Ka shumë pabarazi në shoqërinë tonë, e deri më sot nuk kemi parë një qasje serioze për adresim të këtyre probleme. 23 përqind e qytetarëve të Kosovës jetojnë me më pak se 2 euro në ditë. Njëkohësisht, i kemi rreth 24 mijë familje të cilat jetojnë nga skemat sociale. Siç e kemi parë deri më tani, Qeveria aktuale ka pësuar një lloj zhvendosje të madhe nga një Qeveri e cila është premtuar se do jetë e majtë, por nuk e kemi parë të ndodhë një gjë e tillë. Ne e kemi parë një Qeveri e cila shërben duke mos i taksuar bizneset e mëdha”, tha Demolli.
Sipas Demollit, Qeveria Kurti i trajton si me lëmoshë ata qytetarë të cilët kanë vështirësi ekonomike dhe sociale.