Deklarata e çuditshme e Ikballe Hudutit, se ia kishte gjetur burrit të saj edhe dy gra tjera, ka nxitur reagimin edhe të analistes Luljeta Aliu.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë hetime për deklaratën e saj, pasi siç ka thënë ajo, poligamia është e ndaluar me ligj, përcjell Bota sot.
Sipas analistes, Huduti po e kthen luftën për avancim shoqëror e të drejta të grave në pikën zero.
Reagimi i plotë i Aliut:
Poligamia është e ndaluar me ligj.
Pastaj del një një X-hiçi edhe thotë se ia ka gjetur burrit të saj edhe dy gra të tjera.
Meqë nuk pata durim ta dëgjoj, e diku e pashë se kishte thënë se madje këto “martesa të përkohshme” siç i quan ajo, janë bërë me kurorëzim, kishte me qenë interesante që prokuroria të verifikojë a ka qenë martesa e Igballes me burrin e saj e anuluar. Nëse po, asgjë kërkujt. Nëse jo, dhe burri i saj i ka pasur dy apo tri gra njëkohësisht, atëherë është vepër penale që duhet të ndiqet ex officio, sepse prokurorët janë të njoftuar përmes medieve për të.
Pra, tani prokuroria, pas deklaratës së saj, është e obliguar, që në mbrojtje të ligjit, të bëjë hetimet e duhura.
Nuk qëndron asgjë mbi Kushtetutën dhe ligjin, e aq më pak një Igballe Huduti, e cila veçse e kthen luftën për avancim shoqëror e të drejta të grave në pikën zero! TURP!