Liridon Fazliu e ka shënuar një fitore mjaft speciale dhe të ëmbël. Boksieri i Kosovës e ka mposhtur në fakt kundërshtarin serb, Stefan Markoviq.
Liridon Fazliu të shtunën ka shkëlqyer në ringun e Belgjikës duke arritur një fitore me nokaut edhe atë ne raundin e trete ndaj serbit, Stefan Markovic i cili kishte paralajmëruar se po shkon ne Belgjike për te fituar. Liridoni qysh nga fillimi i ndeshjes filloi duke e goditur kundërshtarin e tij dhe ishte i vendosur qe kete ndeshje te përfundoi me KO dhe ja arriti pas një goditje shume të fuqishme ku edhe dërgoi kundërshtarin në gjum. Kjo fitore atë e gëzoi shumë dhe e festoi të njëjtën disa orë si në palestër ashtu edhe jashtë saj.
Ai festoi me flamur kombëtar shqiptar dhe me një kapelë të UÇK-së.
Festa e ekipit të Fazliut, por edhe e tifozëve ka vazhduar edhe jashtë palestrës për disa orë.
“Të them drejtën nuk kam prit se do ta mposhti me KO pasi kundërshtari ka shumë përvojë, mirëpo fakti që ishte serb mua më motivoi më shumë dhe doja që ta goditja fort dhe të përfundoj ndeshjen me KO një gjë që e arrita në rundin e 3-të.
Falënderoi të gjithë që më mbështetën në këtë ndeshje si dhe familjen dhe sponzorat që po rrinë gjithnjë afër meje”, ka thënë Fazliu.