Vllasi:”Në vitin 10981 pushteti im ka qenë ky”:
“Kam qenë sekretar i Lidhjes Socialiste
-një vjet kryetar i Lidhjes Socialiste dhe këto poste kanë pas kuptimi e asaj që sot janë
Organizatat joqeveritare; nuk kam qenë pjesë e pushtetit shtetëror, e as partiak, as pushtetit gjyqësor e as prokorial, 81, 82 deri në vitin 83!
Fuqia ime politike në Kosovë fillon diku në vitin 1985 e këndej kur edhe isha kryetar i Komitetit Krahinor dhe, në atë kohë ne e kishim përballjen me Serbinë, me pushtetin në Serbi, i cili pushtet kishte për qëllim pozitën kushtetuese të Kosovës, pozitën e Kosovës bazuar në Kushtetutën e vitit 1974.
Po kaloj në kohën e kërkesave të vitit 1981;vlerësoj se askush nuk ka të drejtë dikuj me ja mohu të drejtën për ndjenjat patriotike, por, edhe ata që kanë qenë në krye të punëve të vitit 1981 edhe sot e kësaj ditë nuk janë të qartë dhe nuk po tregojnë se çka kishte ngjarë; rrethanat e kohës, koha, kontesti politik, nuk ishte fare i përshatshëm që në atë mënyrë, me protesta të asaj natyre të shprehej dëshira dhe vullneti për avansimin e pozitës kushtetuese nga ajo që e kishim nga kushtetuta e vitit 1974!Më së pari shtrohet pyetja se, cili do të ishte kundër asaj që Kosova me qenë Republikë; as Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli dhe na ma të rinjtë, por as ata që ishin në rrugë!
Sipas meje ishte e panevojshme që në atë mënyrë që të manifestohej; gabimi tjetër ishte, ato ngjarje u përzinë me parulla dhe, aty shihej ndikimi ideologjik nga ana e Shqipërisë staliniste; ky veprim ka qenë i gabueshëm; unë kam qenë në ngjarje, kam kërkuar dhe ju kam thënë, mosni djema, sepse ne ishim të gatshëm të bisedojmë për të gjitha, edhe për republikë, por e pa mundur ka qenë që me ju thënë, pritni djema, pritni këtu dhe ne po shkojmë, po e bëjmë dhe po e bindim Jugosllavinë menjëherë me na shpall republikën; po hajde të bisedojmë se nuk është koha për këto gjëra; ato rrethana të krijuara i përdori Serbia dhe e rrethoj Kosovën, e kapi Kosovën ngushtë; ne që ishim në krye të Kosovës më ishim në rrethana shumë të vëshira për të punuar, për të lëvizur nga vendi; ishin të panevojshme gjithë ato skena; u pezmatu opinioni publik në Kosovë!
Tani kush i ka organizuar, s’di, dikush po thotë ka qenë dikush prej jasht!Ngjarjet e vitit 1981, pa marrë parasyshë dëshirën dhe qëllimet e mira, po them se Serbisë i dhanë shkas me na rrethu!Neva na e dobësuan pozitën si udhëheqësi që e kishim si njësi federale në Jugosllavi!”