




Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti ka dështuar në qeverisje, prandaj, sipas tij, ai ka nisur një fushatë me video.
Duke komentuar disa video të VV-së që janë publikuar ditëve të fundit, Tahiri ka thënë se Kurti po tregon qartë se është përcaktuar për propagandë.





“Publikimi i videove tregon qartë që kryeministri ka një përcaktim për propagandë, sepse një qeverisje ka dështu. Tash i ka mbetë propaganda. Është mënyra e vetme me rujtë edhe pak elektorat me një propagandë shumë të ashpër ndaj nesh. S’po ka ku me u kapë më”, ka thënë ai në “DPT te Fidani”.
Ai ka thënë se Kurti po ndjehet kryeministër i dobët.





Sipas tij, në vend të videove të Vetëvendosjes, shoqëria do të duhej të diskutojë për arsimin, shëndetësinë dhe sektorët e tjerë të rëndësishëm.
“Duke mos mundur të përmbushë asgjë nga cka ka premtu, duke u ndje kryeministër i dobët dhe me ekip jokompetent, nuk ka mbetur asgjë, përvec videove. I gjithë debati është reduktuar te videot e tij”, ka thënë ai.