Syla thumbon Gjeloshajn pas takimit me Kurtin: Nëse ju ndihmon malsorëve si Kosovës, pasket me marua

Gazetari Valon Syla thumboi përfaqësuesit politikë shqiptar në Mal të Zi që u takuan me kryeministrin Albin Kurti. I ‘këshilloi’ që të mos shpresojnë se kjo do të jetë ndihmesë politike për ta.

Sot u njoftua nga zyra e kryeministrit Albin Kurti se ka pritur në takim kryetarin e komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, së bashku me zëvendësin e tij Ivan Ivanaj dhe kryetarin e kuvendit komunal, Fadil Kajoshaj. Sipas komunikatës aty u diskutua thellimi i bashkëpunimit institucional.

Syla i ngacmoi ata për lobimin për vota tek kryeministri Kurti për zgjedhjet lokale në 13 komunat e Malit të Zi që mbahen me 23 tetor.

“Nese ju ‘ndihmon’ malsorëve si Kosoves pasket me marua. Rrafti ora!” shkroi Valon Syla duke shfaqur skepticizmin e tij rreth ndihmesës që ky takim mund t’i sjellë partisë Alternativës Shqiptare të Nik Gjeloshajt.

Syla më tej vazhdoi të tallet duke lën të nënkuptohet se sipas tij punët nuk po iu ecin aq mirë këtij krahu tek erdhën në Prishtinë për këtë rast fotografimi me kryeministrin Kurti.

“N’daqit me i ndihmua vedid e Kosovës, merrne rrugs kah t’kthehni e qojani Dritanit ne Ulqin. Bela po ja shohim te tanë hajrin!”.

Syla i njohur për batutat e tij tha gjoja se ‘sponsori’ i udhëtimit qenka i shumëpërfoluri ambasadori kosovar Martin Berishaj.

“Rrugen e ka pagua Martini me tomobil me strujë. Se Crna Gora je ekoloska drzava…”