




Ministri Hajrulla Çeku ka kërkuar falje që nuk ka mundur ta nis një telegram ngushëllimi te familja e tashmë të ndjerit, Belul Beqaj.
Në emisionin Pressing, Çeku ka thënë se kjo ka qenë për shkak të mos-vëmendjes së tij.





Ai ka kërkuar falje.
“Kërkoj falje për këtë gabim. Thjesht nuk e kam pasur vëmendjen”, ka thënë ministri i Kulturiës, Rinisë dhe Sportit.
Profesori universitar Beqaj që vdiq në shtator, njihet për veprat e tij: “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Autoritarizmi dhe Poltronizmi si rrënues të demokracisë” është libri i fundit.