




Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka thënë se është sfiduese puna në Kuvend, por që duke e krahasuar me punën që nuk po e bënë qeveria, sipas saj është e lehtë.
Teksa ka komentuar për të bërit opozitë, Bytyqi në Prime Time, ka deklaruar se opozitën më të zëshme, sipas saj po e bënë vetëm kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Gazeta10.
“Vetëm kryetari Haradinaj po e bënë opozitën ashtu sic duhet të me qenë, sepse ne po e shohim liderët e tjerë opozitarë që nuk janë aq të zëshëm, dhe po shihet që vetëm opozita e z.Haradinajt po del në pah”, ka thënë ajo.