Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Sipas një njoftimit të Presidencës serbebëhet e ditur seështë biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe “dëshirën e SHBA-së që të zgjidhet marrëveshja sa më shpejtë”.
“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë”.
Tutje thuhet se Vuçiq ia prezantoi Blinkenit edhe pikëpamjet e Serbisë.
“Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.
Po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati një bisedë telefonike me Blinken.
Kurti ka thënë se Blinken e ka njoftuar lidhur me progresin në Kosovë, marrëdhëniet me Serbinë si dhe nevojë për intensifikimin e procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje përfundimtare të me njohjen reciproke në qendër.