




Njohësi i çështjeve politik, Dritëro Arifi thotë se me publikimin e dy videove të fundit nga VetëVendosje, Qeveria po paralajmëron rrëzimin nga pushteti.Në një prononcim për GazetaBlic, Arifi thotë se të dy videot ku flitet për ish-liderët dhe partitë opozitare e kanë vetëm një qëllim, përqarjen e shoqërisë, zemërimin e opozitës dhe rrëzimin e Qeverisë.
“Publikimi i këtyre videove nga VV-ja në këtë kohë, e ka vetëm një qëllim, që të nxisë zemërim tek opozita, ta përqajë shoqërinë që në njëfarë mënyre ta nxit rrëzimin e Qeverisë, edhe tek pjesa e pakënaqur e VetëVendosjes, dhe pastaj Qeveria Kurti 2 të ankohet, që nuk po e lënë të punojë”, thotë Arifi.





Sipas Arifit, plani i Qeverisë Kurti është të rrëzohet para se të fillojë dimri.
“Krejt qëllimi është që Qeveria Kurti 2 dëshiron të rrëzohet para se të fillojë dimri i ashpër dhe reduktimet në energjinë, sepse kjo mandej do ta komprementonte punën e terësishme të Qeverisë”, thotë Arifi.
“Qëllimi i tyre është të rrëzohen dhe të nxerren me “faqe të bardhë” duke u ankuar, pa punuar asgjë”, përfundon Arifi për GazetaBlic.