




Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se nuk ka indikacione që deputetë të këtij subjekti politik, mund të largohen nga partia.
Sipas tij, komunikimi me të gjithë deputetët e Guxo vazhdon në baza ditore për aktivitetet dhe programin.





“Nuk ka indikacione të tilla, vazhdojmë të komunikojmë në baza ditore për aktivitete, për programe. Kemi themeluar edhe tetë departamente, janë duke u konsoliduar të gjithë mekanizmat e funksionimit të mirëfilltë të një subjekti politik. Jemi duke evidentuar anëtarësinë, kemi mi 5000 anëtarë”, ka thënë Peci në Rubikon.