Si çdo fillim jave në orën 21:00 në “Top Channel” fillonte transmetimi i emisionit “Top Story” nga Sokol Balla.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme në ekran nuk është shfaqur emisioni duke konfirmuar zyrtarisht kështu largimin e gazetarit Sokol Balla nga Top Channel.
Të premten e kaluar, në puntatën e cila rezultoi e fundit për këtë emision nën logon e “Top Channel”, Balla u shpreh se donte të vijonte të qëndronte duke shpresuar se do të shiheshin të hënën.
“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time.
Sigurisht në cdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit është përfolur se gazetari Sokol Balla ka pasur një përplasje me drejtuesit e “Top Channel”.