




Partia në pushtet, Vetëvendosje do të ishte mirë të fliste vetëm t’i adresoj problemet, kjo do të ishte strategjia më e mirë sipas Krenar Shalës, komentator politik.
Shala në Info10 tha se VV-ja si parti fituese me 50% të votave, s’ka nevojë t’ua rikujtoj qytetarëve se çka kanë bërë qeveritë e kaluara, shkruan Gazeta10.





“VV-ja ka përgjegjësi dhe tash duhet me i adresu problemet që pretendohet që i kanë bo qeveritë e kaluara. S’ka nevojë VV-ja me ja’u rikujtu qytetarëve se çka kanë bërë. Vet fakti që ia kianë dhënë 50% ajo është një argument që qytetarët janë ngopur nga pakënaqësit që janë absorbu prej pasluftës.Do të ishte strategji e mirë e VV-së që të flas vetëm pozitivisht dhe t’i adresojë problemet”, tha Shala në Info10.