Pse kosovarët nuk ankohen për centët që nuk iu kthehen si kusur
Paknaqësitë e konsumatorëve ndaj ndërmarrjeve të tregtisë, ushqimit, energjisë, shëndetësisë, shërbimeve financiare si dhe të blerjeve online nuk kanë të ndalur.
Konsumatorët vazhdojnë të mashtrohen në forma të ndryshme, derisa nuk janë të rralla as ankesat.
Pos ngritjes së madhe të çmimeve, konsumatorët ankohen edhe për prodhime jo cilësore, reklama mashtruese, moskthimin e centëve e telashe të tjera.
Konsumatorët vazhdojnë të përballen me vjedhje gjatë blerjes, ku centët nuk u kthehen. E ky moskthim të centëve ishin vetë 38 ankesa.
Mos kthimi i 1, 2, 5 e më shumë centëve vazhdon të mbetet breng për konsumatorin kosovar, e në anën tjetër bizneset vazhdojnë të përfitojnë miliona ilegalisht në këtë mënyrë, pa u penguar nga askush.
Si shkak i moskthimit të këtyre monedhave është fakti se në kacë, kanë mungesë të tyre por edhe janë qytetarët ata të cilët nuk shfaqet të interesuar ti marrin ato.
Gazeta Sinjali, mëson nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë se sivjet janë adresuar nga konsumatorët 2726 ankesa, prej të cilave janë zgjidhur vetëm 1995.
Prej tyre të bazuara ishin 1438, derisa janë zgjidhur 731 ankesa apo 73.18%.
Kryetari i organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku, tha se ka shumë pak ankesa nga ana e konsumatorëve në të gjitha lëmit, për shkak se konsumatorët kanë humbur besimin tek institucionet.
“As kjo Qeveri nuk ka arritur ta përmbush misionin për edukim e informin të konsumatorit i cili është gjenereues i buxhetit të shtetit”, tha Kaçaniku. Sipas tij perfomanca për me arrit besimin tek konsumatori është e ulët.
Sipas Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit për praktikë mashtruese ishin 84 ankesa ku 58 janë zgjidhur.
Për mospërputhje të çmimeve ishin 709 ankesa ku janë kryer 530.
Për reklamë mashtruese ishin 140 ankesa ku janë zgjedhur 108.
Për mungesë flamuri në raft ishin 32 ankesa ku janë kryer 11.
Për shërbim jocilësor ishin 212 ankesa ku janë zgjidhur 134.
Për produkt jocilësor ishin 68 ankesa ku janë kryer 44.
Për mashtrim të konsumatorit ishin 233 ankesa ku janë zgjidhur 162.
Moskthim i centëve ishin 38 ankesa ku janë kryer 27.
Mospërfillje kontratës 455 ankesa, ku janë kryer 406.
Mospërfillje e garancionit ishin 410 ankesa ku janë zgjidhur 295.
Për ngritje e çmimeve ishin 159 ankesa erisa janë kryer 18.
SMS ishin 7 ankesa ku janë kryer 5.
Për mungesë të gjuhës zyrtare në paketim ishin 26 ankesa e ku janë zgjidhur 25.
Dhe për moskthim të mallit ishin 153 ankesa, derisa janë zgjidhur 36.