Një përplasje e radhës ka ndodhur mes analistëve Sadri Ramabajës dhe Dukagjin Goranit në emisionin “Pressing” të T7 për debatin rreth iniciativës franko gjermane.
Ramabaja përmendi edhe planin Z-4, i cili e nxiti reagimin e Dukagjin Goranit.
“Ku e ke pa ti atë grupin e shqiptarëve në Kosovë që kanë qenë të inspiruar nga Z4-shit?!”, pyeti Gorani, derisa Ramabaja tha se e ka lexuar në një analizë të Shkëlzen Maliqit.
Për këtë, Gorani kërkoi citat nga Ramabaja, ndërsa ky i fundit i tha që do ta gjej dhe do t’ia dërgoj.
“Këtu njeri vjen më dëgju dhe me gjithë respektin, me kon bile që ka cka dëgjon. Unë mendoj që ky lloj i bisedës është fundamentalisht i paarsyeshëm, meqenëse këtu bëhet fjalë për mënyrën se si e përjeton një situatë politike, nuk mendoj që situatat politike munden mu analizu kësi soji. Unë kam frikë që Sadriu e përfaqëson një lloj të të menduarit politik, që ma shumë humb energji duke u bërë gati me tregu se me çka s’pajtohet, sesa me cka pajtohet”, tha Gorani.
“Mos e ki atë drojë, se unë merrem me tjera qështje. Mos më vajto mua se po më varen këmbët”, u përgjigj Ramabaja.
Gorani tha se “qe ni vit ka parë vetëm qëndrim refuznik” nga Ramabaja.
“Qe ni vit, unë gjithmonë kam parë vetëm qëndrim refuznik, refuzues. Unë mendoj që ti e ndërton një version të elaboruar të një refuzimi”, tha Gorani.
Ndërkaq, Ramabaja i tha se “këto janë inspirime të pabazuara”.
Debati mes Ramabajës e Goranit nuk përfundoi me kaq.
Gorani tha se kur të vjen një draft “humb mënyra e arsyeshme e diskutimit”.
“Vjen një draft dhe humbet mënyra e arsyeshme e diskutimit për të dhe degradon ajo dhe në fund përfundojmë në grindje, meqenëse dokumenti në dy gjëra”, deklaroi Gorani.
“Po dokumenti nuk është si i tij (Batonit)”, tha Ramabaja.
Kjo ndërhyrje e Ramabajës, e nervozoi Goranin, ndërsa vazhduan përplasjen për minutazhin.
“Po lem bre vëlla ta kryj se fole deri qitash”, tha Gorani.
“Gati gjysmën kohën e merr vazhdimisht”, tha Ramabaja.
“Jo sështë e vërtetë, se ti e Batoni e keni okupu 70 përqindshin e bisedës deri qitash”, tha Gorani.
“Hajde e këqyrim me sekonda”, propozoi Ramabaja.
“Mirë, e këqyrim”, u përgjigj Gorani.