Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka përdorur metaforën e bistekut, për të shpjeguar lidhjet familjare nga komunizmi deri në qeverinë e VV-së.
Ai tha se ekziston një numër i madh i njerëzve, që ai i quajti “mbeturina të sistemeve jugosllave”, të cilët kanë kaluar nëpër PDK, LDK e tash janë pjesë e VV-së.
“Ekziston një grup goxha i madh i njerëzve, ndoshta 45 mijë, mbeturina të sistemeve të kaluara, që janë jugosllav. Për një kohë të gjatë kanë bërë sefa në Jugosllavi. Ata pas luftës i janë bashkuar LDK-së. Psh unë personalisht jam sulmu, unë kam mendu që prej LDK, por ka qenë ky lloj i organizimit, na i quajmë ‘bistek’ këta, se i kanë lidhjet familjare qashtu. Unë po e them versionin e butë jugosllav, por ajo është më keq. Bistek është që kanë lidhje familjare, janë një rrjet i madh i njerëzve të asaj kohe, për shembull kryetari i komitetit është martu me çikën e një udbashi dhe kështu u bë bistek. Këta janë lidhje familjare dhe numri i tyre shkon deri në 100 mijë. Për shembull, Kosova mas Luftës së Dytë Botërore, pasi që kanë hy Serbia dhe janë vrarë 7 mijë shqiptarë, pjesa më vitale e popullit, janë organizuar 100 mijë shqiptarë i kanë shti në Lëvizjen Komuniste dhe kanë qenë edhe 30 mijë që kanë pasur detyra tjera, dmth spiuna e kështu dhe këta janë lidhur familjarisht. Për këto që i flas, nuk kam dilema për rrethanat qysh jemi ardhë prej atëherë deri sot. I njoh mirë këto, e di se çka po flas edhe ata që po më dëgjojnë e dinë çka jam tu fol. Pas vdekjes së Rugovës, ata kanë kalu në PDK. PDK i ka menaxhu edhe LDK i ka menaxhu, nuk e kanë pasë rolin kryesor. Tash ky bistek funksionon brenda VV-së dhe tash nëse një njeri është sulmu prej LDK-së, është sulmu prej këtij grupi, një kohë kanë sulmu përmes PDK-së, tash sulmojnë përmes VV-së. Është si një lloj koalicioni, liderët politikë e dinë se kush janë ata”, tha ai në “DPT te Fidani”.
“Këta janë përcaktues se kush e merr pushtetin. Tash këta e çfryjnë barkun përmes VV-së tek pjesa tjetër”, shtoi ai.
Ai thotë se tash “këta njerëz janë dekonspiruar”.
“Puna është që tash këta janë dekonspiru, këta dihet se kush janë, dmth VV i ka dekonspiru. Kur ka bërë marrëveshje Albin Kurti me ta i ka dhënë garancat që ju sa keni qenë në partitë tjera ju nuk keni mujt me i luftu oponentët tuaj, se ata i kanë oponentët e vet. Kush janë oponentët e vet, janë e djathta, njerëzit e luftës, këta që mendojnë që duhet Kosova me zhvillu e me ec përpara”, deklaroi Berisha. /GazetaExpress/