Limaj: Kurtit i janë qorruar sytë me xhelozi, nuk i thotë “bravo” Edi Ramës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se vizita të liderët e UÇK-së në Hagë është krejtësisht personale.

Duke komentuar deklaratat e Kurtit se më mirë është të takohet me avokatët e të drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, Limaj ka thënë se këto janë pallavra.

Sipas tij, krerët e shtetit tonë, njëri hesht e tjetri mundohet ta relativizojnë iniciativën e Edi Ramës në Këshillin e Evropës lidhur me Gjykatën Speciale.

“Po habitem si Kurti nuk del të vlerësojë iniciativën e Edi Ramës dhe Parlamentit shqiptar. Zoti ua ka qorruar sytë me atë xhelozi inatçore dhe nuk ua bënë goja t’i thonë bravo Edi Ramës. Edi Rama ka bërë një hap të madh me rezolutën. Neve na kanë hedhur një hije të rëndë me Raportin e Dick Martyt”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se të dy vendet do të duhet të nisin lobimin por ka indicie se institucionet tona po hezitojnë ta ndihmojnë Shqipërisë për rezolutën në Këshill të Evropës.

“Kosova nuk ka të drejtë ta bëjë atë punë pasi nuk është anëtare e Këshillit të Evropës. Kosova është dashur t’ia kërkojë Edi Ramës ta bëjë një gjë të tillë”.