Pedagogia, Elena Kocaqi thotë se shqiptarët janë inteligjentë dhe kanë një zgjuarsi natyrale.
Kocaqi u shpreh se fëmijët shqiptarë dalin të parët nëpër botë, pasi kanë inteligjencë natyrore të lindur.
“Inteligjenca është disa llojëshe, ka inteligjencë muzikore, matematikore; ka inteligjencë që matet për aftësitë konjutive të individit dhe për aftësitë e lindura të individit. Shqiptarët kanë një zgjuarsi natyrale.
Po të marrësh një raportim të austriakëve në Shqipëri, që e kanë parë nga arkivi, të Komandatit të Përgjithshëm Ushtarak për Shqipërinë, thoshte se shqiptarët janë të prirur për t’u shkolluar. Po të marrësh fëmijët e Shqipërisë t’i dërgosh në Evropë dhe SHBA, pse janë të parët? Kanë një inteligjencë natyrore të lindur”, theksoi ajo./EuronewsAlbania