“-Kimete Berisha:
Nuk dua të bëhem Deputete!
Ju nuk jeni lexues, nuk jeni as miq, nuk jeni as dashamirët e mi, Ju, thënë më së thjeshti, jeni ‘shpëtimtarët e jetës sime’.
Dhe jeni si një ‘Ushtri e Dashurisë’, që më ruan nga vetmia dhe pikëllimi, nga mallëngjimi dhe zbrazëtia.
Tjetër gjë që unë ‘paguaj’ shtrenjtë për simpatinë tuaj.
E pse ju quaj ‘shpëtimtarë’, e di unë.
Unë nuk do të kandidoj për Deputete për 4 arsye:
1. Nuk e keni atë fat ?
2. S’ka Institucion më të degraduar se Kuvendi i Kosovës.
Niveli i ‘debatit’ është i ulët, primitiv dhe i turpshëm.
3. Sepse jam e ngime (e ngopur) me gati çdo gjë (pa provuar gati asgjë).
4. Dialektika e të menduarit nuk ma lejon të jem e njëanshme, dhe të mendoj e analizoj me t’njofshëm.
Sepse nga kritikat e mia nuk e kursej as veten, lëre më partinë.
E vërteta nuk mund të jetë e njëanshme, prandaj shkrimi im është i të gjithë lexuesve, të të gjitha partive, pa përjashtim.
Dy burra në politikë gjithmonë ma kanë ditur vlerën, dhe ata janë Albin Kurti dhe Hashim Thaçi, që të dy pa pushim më kanë afruar dhe më kanë vlerësuar”.