Mërgimtari i njohur i tiktok-ut, Rasim Avdyli, përmes një video, për herë të parë ka treguar një detaj nga jeta e tij, që shumë kënd e ka befasuar. Ai ka thënë se djalin e ka 32-vjeç, dhe se ai është i martuar,
“Djalin e kam 32 vjet”, ka thënë Avdyli, duke rrëfyer histori nga jeta e tij private. Njëri nga bashkëbiseduesit i thotë: Mos ma lyp çikën për djalë! “Jo, jo, djali i jem është i martum. Unë i kam 48 vjet”, ia kthen atij Rasimi.
Ditë më parë, Rasimi, për herë të parë kishte folë për dy fëmijët e tij që i ka me ish-gruan e tij në Kosovë. Ai madje ka treguar se edhe tani e dashura e tij gjermane e ka një fëmijë, duke shtuar se do t’i tregojë të gjitha dhe se nuk do të mbajë asgjë fshehtë.