Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka folur rreth kërkesës së ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për izolim të shtëpive nga qytetarët, por edhe deklaratat të zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala që të lahen nga dy persona së bashku në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Në Tëvë1, Korenica tha se në masat e fundit që janë ndërmarrë nga Qeveria nuk përfshihet subvencionimi për izolimin e shtëpive, por që kush ka mundësi ta bëjë këtë, do të ishte mirë.
“Nuk është që me këto masa që kanë marrë së fundmi për mbulimin e shpenzimeve për përballje me rrijten e energjisë elektrike nuk parashihet izolimi i shtëpive, është lënë për një fazë të mëvonshme bashkë me panele solare që do të jenë një pako tjetër që pritet të bëhet në një fazë të mëvonshme. Ata që kanë mundësi por është një gjë e mirë me izolu shtëpinë”, tha ai.
Sipas tij, deklarata e Rizvanollit ishte dashamirëse dhe duhet që njerëzit të jenë human ndaj kësaj deklarate.
“Po prandaj them se deklarata e ministres, le të themi qëllimshëm është përdorë për me ataku shkaku i kostos që ka vet izolimi i shtëpive, por të njëjtën kohë duhet të jemi njerëzor dhe human që deklarata ka qenë dashamirëse edhe në të njëjtën kohë ka qenë propozim për ruajtjen e kostos për mos harxhim të energjisë elektrike”, shjtoi ai.
Kurse, sa i përket idesë që dy persona të pastrohen së bashku, deputeti tha se le të mbetet në vullnetin e një çifti se a do ta bëjnë këtë së bashku apo jo.
“Le të jetë kjo një vullnet i çifteve apo dy njerëzve që dojnë me u la bashkë, nuk është e detyrueshme. Kush nuk është i martuar le të lahet vet”, shtoi ai.