




Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti lidhur me inflacionin dhe rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.
Çitaku iu drejtua Kurtit duke thënë se “kryeministri ka vendosë me na bindë me fjalë se punët nuk i kemi pas kurrë më mirë”.
“Kjo është shqetësuese posaçërisht pas parasysh dimrin e vështirë që po na pret. Fjalimet kryejnë punë në opozitë kryeministër, në Qeveri duhen vepra”, ka shkruar Çitaku.
Postimi i plotë:





Në Kosovë janë rritur:
1. Çmimet e produkteve esenciale
2. Çmimi i rrymës
3. Inflacioni
4. Rradhët e pritjeve për vizë në Ambasada.





E në ndërkohë, përderisa qeveritë e vendeve në rajonin tonë kanë ndërmarrë masa për të ndihmuar qytetarët, Kryeministri Kurti ka vendosë me u mundu me na binë me fjalë se punë nuk i kemi pasë kurrë më mirë. Kjo është shqetësuese posaçërisht pasë parasyshë dimrin e vështirë që po na pret.
Reklama
Fjalimet kryejnë punë në opozitë Kryeministër, në Qeveri duhen vepra.