




Krerët e partive opozitare në Kosovë, sot janë etiketuar nga Lëvizja Vetëvendosje si njerëz të afërt me biznesmenët Blerim e Shkëlqim Devolli. Por, Albin Kurti sa ishte në opozitë kishte kërkuar 20 mijë euro nga ta për financim të fushatës zgjedhore – 10 mijë prej të cilave sipas një ish-partiaku të Kurtit i kishin shkuar në tavolinë gjatë takimit, njeriut që sot është kryeministër i vendit
Lëvizja Vetëvendosje, e njohur për shpërndarje të propagandës, sulme e etiketime të njerëzve që nuk pajtohen me liderin e tyre, ka nisur një formë tjetër të sul.meve në përpjekje për të mbuluar dështimet e qeverisë Kurti II.





Përmes disa video montazheve, VV ka nisur akuzuat e etiketimin e personave të ndryshëm sidomos politikanëve e drejtuesve të opozitës – për dështim të shtetit.
Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.





Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin e kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, Vetëvendosje i lidhi me llogon e Devolli Corporation – që e kanë në pronësi terminal doganor, pikërisht në videon ku flisnin për terminalet në vend.
Më tej në këtë video akuzohen kryetarët e partive opozitare se do “bërtasin edhe më shumë kur do të fillojë së shpejti konfiskimi i pasurisë së paligjshme e vetingu në drejtësi”.
Por, i vetmi politikan që publikisht është përmend si përfitues i parave kesh të vëllezërve Blerim e Shkëlqim Devolli – është Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.