




Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.
“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash.
Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.





“Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet”, ka thënë Osmani.
Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.
“Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Osmani.