




Bad News Eagles është kualifikuar për në turneun e madh “Major”, që do të mbahet në Rio de Janiero të Brazilit.
Ekipi kosovar në CS:GO, në ndeshjen vendimtare të zhvilluar këtë të shtunë, e mposhti ekipin, forZe – shkruan Gazeta Express.





BNE fitoi me rezultatin 2:1 në harta kundër ekipit rus.
Ekipi kosovar nuk e nisi aspak mirë ndeshjen, pasi humbi 16:13 në “dust_2”, por u rikthyen fuqishëm në “Ancient”. Pavarësisht se ishte duke humbur me rezultatin 4:11, në fund shënoi fitore 16:12.
Ndeshja u vendos në “Mirage”, aty ku Bad News Eagles shënoi fitore me rezultatin 16:4.
Kësisoj, BNE do të jetë pjesë e “Majorit” në Brazil. Padyshim se kjo është një tjetër arritje historike nga ekipi i CS:GO. /Gazeta Express/