Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës i është shndërruar në kokëçarjen që nuk po kalon kryeministrit të Kosovës.
Pas një debati të ashpër e me ofendime në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës, ku Albin Kurti i thoshte Abelard Tahirit “turp të kesh” e ky ia kthente “ulu aty”, Tahiri ka shkruar edhe në Facebook.
Gjithçka filloi me propozimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Institutit për Kr.ime Iuftë të kryera në Kosovë.
Propozimi u votua në lexim të parë në formën e projektligjit, por PDK nuk e votoi, sepse, sipas Tahirit, pjesë e këtij projektligji është një nen që nuk i shërben Kosovës, por Serbisë.
Institutit parashihet që të hetojë k.rimet e Iuftës deri me 31 dhjetor 2000, por Iufta në Kosovë zyrtarisht ka përfunduar në qershor të atij viti.
Prandaj, Tahiri pyet “çfarë ‘kr.imesh të Iuftës’ po synon të hetojë Albin Kurti pas përfundimit të Iuftës në qershor të 1999?”.
“Si mund të kryhen k.rime të Iuftës pasi që Iufta të ketë marrë fund?”, vazhdon pyetjet ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Serbia ka kryer kr.ime Iufte e gje.nocid në Kosovë deri në qershor të vitit 1999”.
“Përpjekja e Qeverisë së AIbin Kurtit”, shkruan Tahiri “është përpjekje që i shkon përshtat pikërisht atyre që janë përgjegjës për gj.enocidin në Kosovë”.
“31 dhjetori i 2000-tës, është epitomë e Serbisë që përpiqet t’ia ndërrojë kahjen historisë dhe të gjejë amnisti për gje.nocidin e kryer”.
Kjo është arsyeja pse PDK “do ta kundërshtojë me çdo mjet politik tjetërsimin e historisë përmes ligjeve të dëmshme, antihistorike e antikom.bëtare”.