




Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një shkrim, që në rast se po të qëndronte e vërteta ashtu, shumëkush do të dëshironte që të jetonte në Kosovë.
I pari i ekzekutivit po pretendon se përveç 25 mijë vendeve të reja të punës “që u hapën” vitin e kaluar, 15 mijë të tjera janë krijuar nga janari e deri në gusht të këtij viti.





Kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, shkurt i ka folur Nacionales për këto pretendime.
“Nuk është e vërtetë”, tha ai.
Ndërkohë, në postimin e kryeministrit Kurti përmendëshin edhe rritje e eksportit, rritje të investimeve të huaja, ndihma për qytetarë e biznese.