




Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook po pretendon së në Kosovë ka rritje ekonomike dhe rritje të numrit të të punësuarve.
Por ky pretendim i tij ka irrituar qytetarë të shumtë.
Kjo mund të vërehet nga komentet e tyre të shkruar poshtë statusit të kryeministrit Kurti në Facebook.
Kurti ka thënë se është rritur numri i të punësuarve, investimet e huaja si dhe është shtuar ndihma për qytetarët e bizneset.





Por krejt këto të dhëna nuk po i besojnë qytetarët, të cilët nuk kanë hezituar ta quajnë edhe “rrenc” kryeministrin.
Disa prej tyre kanë përmendur edhe faktin, e ikjes së të rinjve nga vendi.
Një tjetër ironizon duke thënë “koka bo Zvicër”.
Një tjetër i shkruan dhe i thotë se është bërë i tepërt.