




Çun Lajçi
“Ju artistët edhe me qen flisni kur s’keni me kend, m’tha njeni!
Po!
Hala shkoi nuse kur stanishta u zhdorgj n’katund e Lugu i Zharit u mbështoll me mjegulla!
Kanagjeq që nuk mbahet mend pati n’kullën e Osman Tafilit.





Krushq me tupana, me curla e me kuaj shale përftuen Katundit t’Ri!
Po! Shkoi Hala të burri! Ajo anza e egër që s’e merrte rrezja e çobanëve!