Përse nuk duhet t’i mbyllni perdet gjatë ditës

Publikuar: 11 hours ago (08.10.2022 15:43:14)

Ndriçimi i diellit në shtëpi ka përfitime të forta për shëndetin.

Një prej rreziqeve që na kanoset çdo ditë brenda mureve të shtëpisë është pluhuri.

Rreziku i fshehur i pluhurit në shtëpi

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa pluhura të shtëpisë përmbajnë sasi të larta të një substance të njohur triklosan.

Prania e kësaj substance mund të shpërndajë infeksione që u rezistojnë antibiotikëve.

Pluhuri përbën vendpushimin final të gjithçkaje që ka qarkulluar në ajër.

Triklosani është gjithashtu një përbërës që gjendet me shumicë në produktet antibakteriale siç janë sapunët apo solucionet e pastrimit.

Sapunët dhe solucionet e lëngshme të pastrimit përbejnë gjithashtu edhe një substancë tjetër që njihet si benzalkonium chloride.

Të dyja substancat kanë një rol kontribuues në nivelin në rritje të mikrobeve që u rezistojnë antibiotikëve.

Si Shkatërrohen bakteret falë dritës së diellit

Studimet thonë se lejimi i dritës nga dritaret mund të elimojë bakteret që jetojnë në pluhurat e shtëpisë dhe të pastrojë ajrin.

Kësisoj, drita e diellit ul rrezikun e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Studimi në fjalë shpjegon se ekspozimi i baktereve ndaj dritës së diellit, ndihmon ndjeshëm në eliminimin e tyre.

Nëse shtëpia është në errësirë dhe jo e ndriçuar mirë, bakteret në ajër riprodhohen 12 përqind më shumë se zakonisht.

Bakteret në ajër në një ambient të ndriçuar mirë riprodhohen në një ritëm më të ulët.

Në këtë mënyrë, duke hapur perdet dhe grilat ju do të merrni përfitime të mëdha nga vitamina D që vjen nga dielli, por do të minimizoni gjasat e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

/Shqip.com