




“Muhabet n’shitore!”
(Unë iu tregova çka m’tha shitësi, e hajnat analfabetë m’shajnë veç pse e thash nji t’vërtetë: Shqiptari ta ngjet bishtin pa e pasë!
E vërteta vret, por unë s’iu shëroj)!
-Zotni!
Mi jep dy sallamë lope t’ia qes nji këlyshi, se ishte asht e lëkurë.T’baj nder me qenin, mbasi s’po kam takat me njeriun!
Po ti jap t’lirë, mbasi i ke për qen!
Jo!
Mi jep t’shtrejt, se edhe qeni e din çka asht e mirë i thash, por s’mujta me pagua pa iu përgjigjë n’pyetjen e tij:





-Çka mendon për Albinin!
O për qen e kam sallamën jo për Albinin o mik, po mos me fut ku s’mundem me dalë!
A pak po të duket rasti Brezovica?
A?
A pak po të duket Mitrovica?
Pse s’po më përgjigjësh? A po shkruen libra ti?





O mik, paguje sallamën e ta gëzoj këlyshin e mos u merr me Albinin, se edhe Ibrahimit i thojshin Millosh. Edhe Ademit i thojshin spiun i tyne! Edhe këtij i thonë Vuçiq! Shqiptari para se me marua fëlterën ia ka marua bishtin!
Ne s’quhemi kot Dardani, vend i dardhave, dardhishte e dardhë pa bisht nuk ka!”.