Sot janë mbushur një javë prej se ka filluar regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive në Serbi dhe në Luginë të Preshevës, raporton rtvpresheva.com
Kryeshefi i administratës komunale në Preshevë, Hevzi Ramadani ka dhënë shifrat e para të regjistrimit dhe sipas këtyre të dhënave rezulton se brenda një jave në komunën e Preshevës janë regjistruar 15039 qytetarë
“Për 1 javë sa kanë punuar regjistruesit dhe instruktorët në territorin e komunës së Preshevës kanë regjistruar deri në orën 20:00 gjithësejë 15.039 qytetarë dhe 2.806 amvisri. Duhet falenderuar regjistruesit dhe instruktorët për punën e jashtëzakonshme. Njëkohësishtë gjatë komunikimit me regjistruesit dhe instruktorët në çdo shtëpi ata janë pritur me dashamirësi nga qytetarët të cilët po bëjnë një bashkpunim të shkëlqyer” ka deklaruar Ramadani
Duke pasur parasysh se regjistrimi do të vazhdon edhe për tri javët e ardhshme, numri i të regjistruarve është mjaft pozitiv dhe shpresëdhënës/rtvpresheva.com