Sivjet, numri i mërgimtarëve që erdhën në Kosovë ishte mjaft i madhe. Kjo edhe për shkak të situatës, pasi që vitin e kaluar, e sidomos edhe dy vite më parë, shumë nga ta nuk kishin mundur të vinin në vendlindje, shkruan pemajetes.com.
Por përveç stresit që kanë për udhëtimin e tyre, shumica e familjeve nga diaspora kanë edhe strese të tjera. Ata e dijnë se me ardhë në Kosovë duhet me pasë pare, e pa pare nuk ka as pritje të ngrohtë familjare e madje as respekt e mirëseardhje nga familjarët në Kosovë.
Një mërgimtare si kjo që do ta shihni në këtë video, e cila ishte bërë virale në kohën kur ishte vala e ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë, duke se ajo kishte rënë në hall të madh. Ajo, tregohet në video, i kishte ndarë paret për pushime, por paraprakisht i numëron se kujt duhet t’ua japë që në ditën e parë kur shkel në derë të familjes së saj.
“E shkreta unë…mezi I kam nda nja 1 mijë euro por, 100 duhet me ia dhanë nanës, 100 babës, 200 vllaut se nuk del me më marrë në aeroport, 100 kunatës se në vend i kërcasin unazat e shpinës e nuk na bon bukën, 100 motrës së madhe, 100 motrës tjetër…e çka po më mbesin mua veç 300 euro. E me 300 euro a kalohen pushimet oj motër?” ishte shprehur kjo mërgimtare. /Pemajetes.com