Komuna e Prishtinës ua paguan bujqve 80% e tutje të shpenzimeve për mbjelljen e grurit
80 deri në 100 përqind të shpenzimeve për mbjelljen e grurit do të ua paguajë bujqve Komuna e Prishtinës.
Drejtori i Bujqësisë, Paltor Gërdovci, thotë se kjo po bëhet për të shtuar kultivimin e kësaj kulturë bujqësore.
Por, natyrisht se jo të gjithë bujqit do të kenë mundësi të përfitojnë.
Në subvencionim do të përfshihen vetëm bujqit që mbjellin nga 50 ari deri në 2 hektarë.