Geci përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar Çitakut pasi kjo e fundit ka publikuar një fotografi me Joe Bidenin, nga koha kur ishte ambsadore e Kosovës në SHBA.
Sipas Gecit, Çitaku po bën gara me Vjosa Osmanin, e cila ditë më parë ka takuar Bidenin, por Geci shton se, Presidentja ka folur me miqësi e dashamirësi me presidentin e SHBA-ve, kurse Çitaku i është lutur për me falë Hashim Thaçin.
“Presidentja Osmani i flet me dashamirësi dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të, që ta ndihmoj Kosovën, t’i kaloj tradhtitë që i ka bërë shefi i Vlorës atdheut tonë, së bashku me Vlorën…!”, shkruan Geci.
Shkrimi i plotë:
Sfiladat romantike e Vlora Çitakut, e cila po bën gara me presidentet e vendit Vjosa Osmanin, kinse kur kam pasur unë foto me Presidentin Biden, ti nuk ke ekzistuar, të jep me kuptua se sa e verdhë që është.
Për njëmend është për të ardhur keq, me mendjen e kësaj zogze plakë.
Dallimi i këtyre dy Zonjave të fuqishme është se Vjosa Osmani është Presidente e vendit e zgjedhur nga vota e qytetarëve me afro 350 mijë votues, si dhe me votën e shumicës Parlamentare.
Kurse Vlora është e zgjedhura e Hashimit.
Dallimi tjetër është se Çitaku i kacavirret në qafë Bidenit me ja falë Hashimin.
Kurse Presidentja Osmani i flet me dashamirësi dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të, që ta ndihmoj Kosovën, t’i kaloj tradhtitë që i ka bërë shefi i Vlorës atdheut tonë, së bashku me Vlorën…!
Por fatkeqësisht Vlorës i shkoj puna huq, ngase nuk i po i bëjnë punë lajkat as kacavarja ne qafë për ta shpëtuar shefin e saj të dashur Xhorxh Washingtonin e Brojës, të cilin e i pagëzoj Bideni me këtë emër sa përgdhelës aq edhe romantik.
Dhe pikërisht ky Bideni, Xhorxhit të vet ja nxjerri biletën për në Hagë.
Hajt Vlora mos ki dert se Hashima gjenë apet…!