“Graсka” e teknologjiѕë nuk kursen as fëmijët, këto janë dëmet që sjell рërdorimi i celularit

“Gracka” e teknologjisë nuk kursen as fëmijët, këto janë dëmet që sjell përdorimi i celularit
Një studim i ri sugjeron se koha e kaluar përpara ekraneve të ndryshme ka efekte negative në zhvillimin e të folurit tek fëmijët.

Pas vëzhgimit të 900 fëmijëve të moshave nga 6 muajsh deri në 2 vjeç, studiuesit zbuluan se sa më shumë kohë që fëmijët kalonin duke përdorur telefonat celuarë, aq më shumë mundësi kishte që ata të hasnin vështirësi në komunikim, mënyrën e të shprehurit, krahasuar me fëmijët e tjerë që nuk i përdornin celularët.

Për çdo 30 minuta në ditë që fëmija kalonte përpara ekranit të celularit, mundësia që ai të kishte vonesa në të folur dhe vështirësi në të shprehur rritej me 49%. Studimi u zhvillua në një spital pediatrik në Kanada dhe u prezantua në “Asamblenë Vjetore të Shoqërisë Akademike të Pediatrisë”.
Studimi nuk ka gjetur efekte të tjera që mund të shkaktohen si pasojë e përdorimit të celularit në aftësitë e tjera komunikuese të fëmijëve si gjestet, gjuha e trupit apo ndërveprimi social.

Por ndikimet e mëdha që këto pajisje kanë në të folurin e fëmijës, ja vlejnë të hetohen thellësisht në studime të tjera.“Rezultatet e këtij studimi na tregojnë se prindërit që po përpiqen ta inkurajojnë të folurën e fëmijëve me anë të aplikacioneve të ndryshme në celular janë thjesht duke gabuar”, thotë Dr. Jenny Radesky, pediatre nga “University of Michigan” dhe anëtare e “American Academy of Pediatrics”.

Radesky, e cila nuk ishte pjesë e studimit thotë se ka shumë arsye përse “American Academy of Pediatrics” u sygjeron prindërve mos t’i lejojnë fëmijët nën 18 muajsh të kalojnë kohë përpara ekranit të televizorit, kompjuterit apo celularit. Një arsye tjetër është se të gjitha studimet e zhvilluara kohët e fundit tregojnë se fëmijët nuk arrijnë ta dallojnë ndryshimin e botës virtuale të ekranit nga ajo e vërteta. Në këtë moshë fëmijët nuk kanë nevojë për ekrane celularësh që t’i ndihmojnë ata të mësojnë të flasin. Ajo për të cilën ata kanë nevojë është të ndërveprojnë me prindërit e tyre dhe të eksplorojnë sa më shumë botën që i rrethon.