




Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk është larg.
Gërvalla thotë se është optimiste sa i përket liberalizimit të vizave, por megjithatë thotë se gjërat edhe mund të ndryshojnë e të ketë surpriza.
“Unë mendoj që kemi bërë një rrugë të mirë dhe të presim tani se si do të jetë takimi i radhës më 13 tetor…Jam e sigurt, që edhe nëse nuk lëviz në këtë datë, liberalizimi i vizave nuk mund të jetë larg.





Unë personalisht jam optimiste, unë gjithmonë besoj në rrjedhjen e mirë të gjërave dhe në anën tjetër edhe ne do të jemi të kujdesshëm që të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme, nëse procesit nuk i kemi të verifikuara 100 për qind
Unë ju them me përgjegjësi që nuk është larg, por asnjëherë nuk e dim kur në një tavolinë ulen shumë shtete që kanë të drejt t’i shfaqin vendimet e tyre”, tha Gërvalla në televizionin publik.