




Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar emra si ai i Vasfije Krasniqit, apo edhe familjen e Astrit Deharit.
“Sot dha betimin një deputet i ri, që e zëvendësoi Vasfijën. Çdo respekt për Vasfijen. Është heroinë për mua. Ka me qenë heroinë për mu edhe për votuesit që më kanë votu. Mirëpo, ky ka qenë shfrytëzim i LVV për Vasfijen, realisht. Kur iu duhet Vasfija, e ftojnë edhe e fusin në listë. Kur iu duhet Astrit Dehari, viktimizohen. Kur iu duhet një hoxhë apo një imam, e shtin diku në listë. Kur s’iu duhet, e lëjnë anash. Dhe, ky është shfrytëzim i njerëzve”, ka thënë Bunjaku në emisionin Frontal.





Ajo thotë se i vjen keq për familjen e Deharit dhe thotë se është shfrytëzuar për kauza të rrejshme.
“Unë personalisht nuk kisha dashur që një anëtar të familjes sime të shfrytëzohej për kauza të rrejshme nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pse nuk po zbardhet