Speca turshi të mbushur me lakër të grirë: Pa konservans dhe uthull

Turshi e mrekullueshme dhe e shëndetshme

Nëse ju pëlqen lakra turshi dhe ju pëlqen ta përgatisni atë për dimër, provoni specat e mbushur me lakër të grirë – patjetër që do t’ju pëlqejë.

Përbërësit:

– 3-4 kg lakër,
– 5- 6 kg speca të verdhë,
– 5 l ujë.

Përgatitja:

Hiqni shtresën e parë të fletëve, pritni rrënjët dhe lani, pastaj grini në një tepsi më të madhe.

Specave hiqni bishtat dhe farat, lani dhe rendisni në një pjatë të mbështjellë me një leckë pambuku që të thahen mirë.

Lakrën e kalojmë në një enë të thellë, më pas e kriposim gradualisht me dy lugë kripë dhe e përziejmë me duar që kripa të bashkohet mirë me lakrën. Lëreni të qëndrojë rreth një orë.

Reklama
Specat e tharë kriposni pak nga brenda, rendisni në një tepsi dhe lini që edhe ata të qëndrojnë rreth një orë.

Në 5 l ujë tretim 150 g kripë dhe përziejmë derisa të tretet mirë. Specat i mbushim plot me lakër dhe i rendisim në një enë plastike.

Nëse ju ka tepruar lakër, rendisni sipër dhe midis specave. Pastaj hidhni ujin e kriposur, të cilin më parë e keni përzier.

Sipër mbulojeni me një pjatë shtypeni dhe lëreni të qëndrojë 15 ditë. Pas kësaj, turshia është gati për konsum.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.