Si me ja përgatitë fëmijëve kutinë me ushqim për shkollë

Të përgatisni kutinë me ushqim për fëmijën tuaj në shkollë është domosdoshmëri. Mënyra më e shëndetshme për të ushqyer fëmijën tuaj është me ushqim të freskët që ja përgatisni ju.

Në vendet perendimore është kulturë që fëmijët të ushqehen edhe në shkollë me ushqim nga shtëpia. Ne ju këshillojmë që fëmijës tuaj gjithmonë, ose sa herë që mundeni, t’ja përgatisni vet kutinë me ushqim. Ndoshta këtë e bëni gjithmonë por ndonjëherë ju mungojnë idetë. Kështu që ne po japim disa sygjerime se çka nuk duhet të mungojë në këto kuti.

Përgatitja e shpejtë
Feta buke – fetat e bukës qe femija juaj e preferon prisni në copa me të vogla se zakonisht.

Mish të grirë – prini në copa të vogla apo në feta të holla mishin, sallamin e pulës apo proshutën dhe bëni një vend në kutinë e fëmijës tuaj.

Djath – fusni gjithmonë copëza të vogla djathi diku në këtë kuti.

Perime – domate, karota, tranguj, brokoli apo cilat do perime, nuk duhet të mungojnë në kutinë e ushqimit.

Kudesuni t’i vendosni në rotacion në mënyrë që fëmijës tuaj të mos i mërziten.

Sallatë pule – ndonjë ditë mund t’i përgatisni edhe një sallatë më copëza pule.

Biskota – fëmijët i adhurojnë dhe ato janë gjithmonë të mirëseardhura në kutinë e tyre.

Pemë – mollë, dardh, babane, një grusht fruta të thata, etj. Krijoni shprehi që njëra prej tyre të mos mungojë asnjherë në kutinë e fëmijës tuaj.

Fara – përdorni farat e ndryshme e të shëndetshme në gatimet tuaja dhe integroni ato edhe në kutinë e fëmijës.

Ujë – mos e nisni fëmijën tuaj për shkollë pa një shishe ujë.

Jogurt ose qumshtë – ndonjëherë jepni edhe një nga këto të dyja me vete.

Diçka të embël – për fund mund ta ëmbëlsoni të voglin tuaj me ndonjë bombon ose copëz çokollade

Një shënim – krijoni sprehinë e të lënit një shënim në kutinë e ushqimit të fëmijës tuaj. Nëse ai di të lexojë tashmë shkruani pak fjalë inkurajuese, kurse nëse ende nuk di të lexojë vizatoni diçka ka të vogël për të.