Geci përmend me emra analistët në fjalë.
“Këta humbësa dhe zuzar si lloji i Dardan Mulliqit, Viçit e hiqit, Florim Krasniqit, i Ylli Hoxhës, Shpendit, Visarit dhe lloji i zagarit të Buqkuroshit dhe argatit të Hashimit Dardan Gashit kur i dëgjoj në media në debate flasin njësoj për Kosovën dhe Albinin sikur se edhe Shumadincat”, shprehet Geci.
Sipas tij, ata që dje përfituan dhe bënë emra në VV-së sot sillen si analista dhe shesin mend.
“Nese ju kujtohet kur ikën nga VV-ja dhe u bënë mbështetës të pronto mafisë, dhe formuan partitë e veta me të dalur në zgjedhje ata nuk i morën as votat e grave të tyre, sot na janë bërë analista që ngjesin dhe heqin bishta”, shton tutje ai.
Geci ka kritikuar ashpër edhe Dardan Gashin për të cilin thotë se i ka shantazhuar fëmijët e Ibrahim Rugovës.
“Ani kur flet analisti Gashi një krah i djathtë i Buqkuroshit dhe Hashim Polarit, i cili u bë mbështetës dhe pjesë e qeverisë të vrastarëve të PDK-së, ky b… bollice ka përfituar, duke i shantazhuar fëmijët e të ndjerit Rugova dhe fal votave të Teutës ai u bë ministër i kriminelit i cili dyshohet në Hagë për vrasjet e proamerikanëve të LDK-së, ky m.. edhe kur flet, flet me urrejtje kundër Albinit me një cinizëm racisti”, potencon Geci.
“Ani folni dhe shani sa të doni se jeni bërë bashkë me opozuzarët dhe Vuçiqin dhe po i bëni fushatë të mrekullushme Albinit”, përfundon Halil Geci.