




“Nuk njohin kufij moral, e po presim prej tyre të njohin kufij të tjerë.
Dy ushtri (FARK e UÇK); dy palë heronjsh (tradhtarë të heronjëve dhe heronjë të tradhtuar); Dy palë veteranë; Dy palë qeveri, nën hije dhe përtej hijes; dy raporte kundërthënëse për të njejtin kufi me Malin e Zi; si është e mundur, kufiri në tokë, e ata e lypin në qiell.
shtet në shtet; pushtet m afioz;
Drejtësi e shitur dhe e blerë; milionera (pa tlina) pa punu kurrë asnjë ditë në jetën e tyre; popull me nga dy gra; shqiptarë që kurrë nuk kanë ditur dhe nuk dinë ta vendosin kufirin personal mes anëtarëve të familjes e shoqërisë së tyre, e po dinë me vendos kufij ndërshtetëror;





njerëz që krejt jetën janë vrarë për megjë (seksit dhe tradhtisë u kanë thënë kufij); mashtrues që e shfrytëzojnë tokën, qytetet, fabrikat, katundet, institucionet, kufijtë, kishat e xhamitë për interesat e tyre;
Idiota sa s’ka më.
I kanë mbushë institucionet me farë e fis e akraba.
Abdalla, budallenjë, analfabeta, qurrana, kurvarë e mjerana.
Hajna të çdo gjëje që ekziston.
Çudi pse Amerika ka ça dërrasa me ne kaq gjatë? Qind për qind se nuk na ka njoft! Se as ne vetë nuk e kemi ditur se liria na bën njerëz kaq të poshtër e të pagdhendur.





Ne funksionojmë mirë vetëm si robër dhe vetëm frikën e kemi hak.
Amerika na ka identifikuar me Ibrahim Rugovën. Ka kujtuar se jemi të urtë dhe të kulturuar si ai (ka kujtuar e liria na mrekullon), që anipse ‘e urrejmë’ armikun, ia lexojmë Jeseninin e ia mësojmë Danilo Kishin”.
Pjesë nga shkrimi i Kimete Berisha