Është publikuar renditja e re e UEFA-s për kampionatet evropiane, ku kanë ndodhur jo pak ndryshime.
Ndryshime ka edhe në renditjen e top pesë ligave evropiane, ku në krye vazhdon të mbetet Liga Premier me 92,570 pikë gjithsej dhe me shtatë skuadra pjesëmarrëse në garat evropiane, ku katër nga to marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
Në pozitën e dytë është La Liga spanjolle me 82,284 pikë dhe edhe kjo me shtatë skuadra pjesëmarrëse në garat evropiane.
Ndryshimi ka ndodhur në pozitën e tretë, ku Bundesliga gjermane tani mbanë vendin e tretë me 70 mijë pikë, gjashtë mijë më shumë se italianët që kanë rënë në pozitën e katërt.
Bundesliga do të ketë tetë skuadra pjesëmarrëse në Evropë, derisa Serie A shtatë. Ndërkohë në vendin e pestë mbetet Ligue 1 me gjashtë skuadra pjesëmarrëse në garat evropiane.
Kampionati kosovar vazhdon të mbetet në pozitën e 33-të, por që ka rritur ndjeshëm numrin e pikëve.
Në ranglistën e re të UEFA-s, Kosova ka 10,541 pikë dhe ndodhet vetëm 704 pikë mbrapa Moldavisë që është në vendin e 32-të.
Edhe për edicionin e ardhshëm Kosova do t’i ketë katër skuadra pjesëmarrëse në garat evropiane, derisa njëra do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe tre të tjera në ato të Ligës së Konferencës.
Aspak nuk qëndron mirë kampionati shqiptar që zë vendin e 49-të me 6250 pikë, dersa ai i Maqedonisë është i 52-të ku është kaluar edhe nga Gjibraltari.
Më së keqi nga rajoni ndodhet kampionati i Malit të zi me vetëm 4750 pikë dhe zë vendin e parafundit në Evropë duke lënë mbrapa vetëm San Marinon. /Telegrafi/