




Aktori nga Suhareka, Brahim Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi për fshehjen e vendimit të Minsitrisë së Kulturës lidhur me themelimin e Teatrit të Qytetit.
Aktori Basha ka kritikuar drejtoreshën Gashi duke thënë se janë politikanë keq-bërës, mos i ngatërroni detyrat me profesionalet, qëllimet me sukseset.
Ai shtoi se qëllimet i kryejnë në vendet e izoluara.





Aktori Brahim Basha ka shtuar se vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (anti-ligjorë) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e Kulturë së Komunës së Suharekës, Lorika Gashi, farmaciste, duke shtuar se e kërkuan disa javë, por kot.
“Viagra. Shko shit ku e ke vendin, drejtoreshë dallavergjike”, i ka shkruar në derë të drejtoreshës, regjisori Basha.