Anita Haradinaj këtë të enjte ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi. E shkëputur nga provat e “Dance Albania”, Anita doli sportive në ekran dhe me sportivitet që e karakterizon zhvilloi gjithë bisedën me Ermalin.
Ajo tha se me qëndrimet në Tiranë për shkak të spektaklit të kërcimit e ka marrë malli shumë për fëmijët. Sigurisht që gjatë bisedës do të kishte tema në ndjera, sikurse është edhe momenti kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes.
Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që të shpërthente në lot:
“Ore ti me ke thirr këtu me bërë me qajt apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës. Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë. Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më rracional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kalu”.
A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri? Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Megjithatë ajo theksoi se: “Është burri më burrë në botë”.
Ndërkohë për atmosferën politike në dy vendet ajo tha se nuk do që ti futet politikës, gjithashtu teksa Ermali e pyet për disa nga figurat publike politike si Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk ka asnjë mendim, ndërkohë për Atifete Jahjagën nënvizoi se “shumë e respektueshme, e dashur” dhe për Hashim Thaçin tha: Në periudhën që ka qenë ka shërbyer mendoj mirë”.