Sipas raportit të fundit të pasurisë globale të publikuar nga Credit Suisse për vitin 2022, njerëzit më të pasur në botë janë australianët. Britanikët dhe amerikanët janë shumë prapa. Siç theksohet në këtë raport, australianët po bëhen milionerë pasi pasuria e tyre u rrit gjatë vitit 2021.
Australia ka deri në 2.2 milionë milionerë, dhe 1 % e australianëve më të pasur zotërojnë, sipas të dhënave për vitin 2021, 21.8 % të pasurisë së vendit. Arsyeja kryesore për rritjen e pasurisë janë çmimet e pronave, të cilat u rritën me 23.7 % duke rritur pasurinë mesatare të një të rrituri me 28,450 $.
Pas Australisë, më të pasurit janë banorët e Belgjikës, Zelandës së Re dhe Hong Kongut. Shtetet e Bashkuara kanë ende familjet më të pasura në vitin 2021. /abcnews.al